Fillon publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë - linku - Gazeta Express
string(64) "fillon-publikimi-i-rezultateve-te-kandidateve-per-deputete-linku"

Lajme

Gazeta Express

08/06/2026 19:52

Fillon publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë – linku

Lajme

Gazeta Express

08/06/2026 19:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në platformën e rezultateve https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/ ka filluar transmetimi i rezultateve të kadidatëve për deputetë.

Të dhënat e para të publikuara vijnë nga QKN-të e 15 komunave: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, në të cilat, paraditën e së hënës ka filluar procesi i numërimit dhe verifikimit, njofton KQZ.

Ndërkaq, pasditen e së hënës, aktivitetet kanë filluar në QKN-të e 23 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri dhe Malishevë.

Të hënën, në Qendrat Komunale të Numërimit ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat do të transmetohen në platformën për rezultate.

Advertisement
Advertisement
Advertisement