Shqipëria U21 pëson humbje në shtëpi ndaj Zvicrës U21 - Gazeta Express
string(53) "shqiperia-u21-peson-humbje-ne-shtepi-ndaj-zvicres-u21"

Shqipëria U21 pëson humbje në shtëpi ndaj Zvicrës U21

Sport

Gazeta Express

26/03/2024 19:03

Kombëtarja U21 e Shqipërisë ka pësuar humbje ndaj Zvicrës U21, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” ka përfunduar me rezultatin 1:3, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Franck Surdez (29’), Alvyn Sanches (60’) dhe Aaron Keller (76’) realizuan golat e fitores për “Helvetikët”.

Te Zvicra U21 titullar ishin Ardon Jashari dhe Valon Matoshi, të cilët luajtën tërë ndeshjen. Minuta pati edhe për Leon Avdullahun, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 80-të.

Golin e vetëm për “Kuqezinjtë” e shënoi Stiven Shpendi (90+3’).

Për Kombëtaren e drejtuar nga Alban Bushi ishte kjo humbja e tretë nga shtatë ndeshje të zhvilluara në Grupin E, krahas tri fitoreve dhe një barazimi.

Shqipëria U21 renditet e katërta në grup me 10 pikë të grumbulluara.

Zvicra U21 prin me 14 pikë. /Gazeta Express/