Shqipëria do t'i ketë në grup këto Kombëtare nëse shkon në Kupën e Botës, sipas inteligjencës artificiale - Gazeta Express
string(103) "shqiperia-do-ti-kete-ne-grup-keto-kombetare-nese-shkon-ne-kupen-e-botes-sipas-inteligjences-artificiale"

Sport

Gazeta Express

05/12/2025 14:31

Shqipëria do t’i ketë në grup këto Kombëtare nëse shkon në Kupën e Botës, sipas inteligjencës artificiale

Sport

Gazeta Express

05/12/2025 14:31

Një simulim i krijuar nga inteligjenca artificiale ka parashikuar mundësitë e shortit për Kupën e Botës 2026, dhe nëse Shqipëria arrin të kualifikohet, kuqezinjtë mund të përballen me një nga skenarët më sfidues të mundshëm.

Sipas simulimit, Shqipërisë mund t’i bie një grup i hekurt, i përbërë nga:

Anglia – superfuqi evropiane dhe një nga favoritët kryesorë të turneut,

Ekuadori – kombëtare e fortë dhe gjithmonë e rrezikshme në Botëror,

Algjeria – një ekip me shumë talent dhe traditë në skenën afrikane.

Në çdo rast, ky simulim i inteligjencës artificiale e ka ndezur edhe më shumë imagjinatën e tifozëve kuqezi.

Me grup apo pa grup të vështirë, Shqipëria mbetet e fokusuar te objektivi kryesor: të sigurojë kualifikimin dhe të shkruajë një tjetër faqe historike në futbollin shqiptar.

Tani, mbetet vetëm të pritet shorti zyrtar për të parë sa afër realitetit do të jetë parashikimi i AI-së. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement