Covid mbyll bashkinë e Vlorës, mes të infektuarve edhe punonjës të AKU dhe një juriste - Gazeta Express
string(85) "covid-mbyll-bashkine-e-vlores-mes-te-infektuarve-edhe-punonjes-te-aku-dhe-nje-juriste"

Covid mbyll bashkinë e Vlorës, mes të infektuarve edhe punonjës të AKU dhe një juriste

Gazeta Express

12/08/2020 22:00

Ka shkuar në 115 numri i personave të infektuar me koronavirus në Vlorë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 9 raste të reja.

Burime për Abc News bëjnë me dije se Covid ka mbyllur bashkinë e Vlorës, pasi një nga punonjësit në këtë institucion ka rezultuar pozitiv.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera mësohet se mes të infektuarve janë dy punonjës të AKU në Vlorë, një juriste, një roje gjykate, një punonjës në fasoneri, një vatër e re infeksioni është konfirmuar në Selenicë dhe rastet e tjera janë kontakte.

Rastet e reja me koronavirus janë në lagjen 28 Nëntori dhe Partizani në këtë qytet.

Gjithashtu në Durrës janë konfirmuar 7 raste të reja të cilët janë raste kontakti me të infektuarit e mëparshëm.