Shpend Ahmeti: Pandemia kufizoi organizimet për 1 Qershorin - Gazeta Express
string(58) "shpend-ahmeti-pandemia-kufizoi-organizimet-per-1-qershorin"

Shpend Ahmeti: Pandemia kufizoi organizimet për 1 Qershorin

Gazeta Express

01/06/2020 10:59

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka thënë që situata me pandeminë i ka kufizuar organizimet në këtë ditë

Ndërsa premtoi se sot dhe çdo ditë tjetër do të punojnë edhe me më shumë përkushtim për të ofruar mirëqenie, barazi e gjithëpërfshirje për të gjithë fëmijët.

Lexo Edhe:

“Për më të dashurit e Prishtinës, fëmijët tanë, sot është ditë e veçantë – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Situata me #covid19 e ka kufizuar edhe organizimin e aktiviteteve për 1 Qershorin, ashtu si e bëjmë çdo vit, por edhe e ka rënduar gjendjen e fëmijëve në përgjithësi. Prandaj, sot dhe çdo ditë tjetër do të punojmë edhe me më shumë përkushtim për të ofruar mirëqenie, barazi e gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët, pa dallim!”, ka shkruar Ahmeti.