Shpallen në kërkim kryeinspektori dhe inspektori i IMT Elbasan, morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje - Gazeta Express
string(114) "shpallen-ne-kerkim-kryeinspektori-dhe-inspektori-i-imt-elbasan-moren-ryshfet-per-te-favorizuar-nje-ndertim-pa-leje"

Shpallen në kërkim kryeinspektori dhe inspektori i IMT Elbasan, morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje

Shqiperi

Gazeta Express

23/04/2024 20:38

Kryeinspektori dhe inspektori i IMT në Elbasan është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka favorizuar ndërtime pa leje në këmbim të ryshfetit.

“Për këta dy shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike””, thotë policia.

Lexo Edhe:

Ata dyshohen se në muajin prill 2024, nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dhe kanë marrë rryshfet për këtë favorizim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.