Shorti i 1/8 së finales së Kupës më 11 janar - Gazeta Express
string(44) "shorti-i-1-8-se-finales-se-kupes-me-11-janar"

Shorti i 1/8 së finales së Kupës më 11 janar

Futboll

Gazeta Express

21/12/2020 16:35

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka caktuar sot terminin e tërheqjes së shortit për fazën e 1/8-së së finales së Kupës së Kosovës.

Lexo Edhe:

Me këtë rast, shtëpia e futbollit kosovar njofton se çiftet e kësaj faze do të mësohen më 11 janar të vitit 2021 në orën 13:00.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 10 shkurt.

Siç dihet, ky trofe është bërë edhe më i çmueshëm për klubet pasi fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në Europa League. /Gazeta Express/