Shmangni këtë aks rrugor! Nënkalimi pranë autostradës kthehet në ‘Venecia’, shikoni si fundosen makinat - Gazeta Express
string(99) "shmangni-kete-aks-rrugor-nenkalimi-prane-autostrades-kthehet-ne-venecia-shikoni-si-fundosen-makinat"

Gazeta Express

26/09/2020 15:49

Shmangni këtë aks rrugor! Nënkalimi pranë autostradës kthehet në ‘Venecia’, shikoni si fundosen makinat

Gazeta Express

26/09/2020 15:49


Nënkalimi në Fushë Mamurras është mbushur me ujë nga reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin që prej mbrëmjes së kaluar. Pamjet duken njësoj si ura e Venecias ku kalojnë varka, por këtu kalojnë makina që edhe pse mbulohen deri në gjysmë me ujë, zgjedhin të kalojnë.

Kjo situatë është e zakonshme në autostradën Milot-Thumanë pranë nënkalimit në Fushë Mamurras ndërsa disa drejtues kanë zgjedhur të përshkojnë rrugë dytësore ose të kthehen nga kanë ardhur.

Lexo Edhe:

Burime bëjnë me dije se jaë shfaqur raste të bllokimit të automjeteve të vogla nga depërtimi i ujit duke i shkaktuar probleme drejtuesve. Shkak për përmbytjen e nënkalimit është bllokimi i zgarave që shërbejnë për kullimin e ujërave ndërsa asnjë punonjës i mirëmbajtjes nuk ka ndërhyrë për rregullimin e situatës.(A.M/Faxweb.al)