Shkon në katër numri i infermiereve të prekura me COVID-19 në QKUK - Gazeta Express
string(66) "shkon-ne-kater-numri-i-infermiereve-te-prekura-me-covid-19-ne-qkuk"

Shkon në katër numri i infermiereve të prekura me COVID-19 në QKUK

Gazeta Express

02/04/2020 9:51

Nga 125 persona sa janë gjithsej të infektuar me COVID-19 në Kosovë, 44 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.

Por nga kjo klinikë sot u bë e ditur se në mesin e të infektuarve tashmë është edhe një tjetër infermiere, duke quar kështu në katër numrin e infermiereve të prekura me koronavirus.

Lexo Edhe:

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me COVID-19 është edhe një infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret e tjera të cilat janë COVID-19 pozitiv”, thuhet në njoftim.

U shtua gjithashtu se të katër infermieret janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë kurse njëra është e vetizoluar në shtëpi.