Shkon në 28 numri i viktimave nga tërmeti në Japoni - Gazeta Express
string(51) "shkon-ne-28-numri-i-viktimave-nga-termeti-ne-japoni"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 7:21

Shkon në 28 numri i viktimave nga tërmeti në Japoni

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 7:21

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi prefekturën Kumamoto në jugperëndim të Japonisë ka shkuar në 28, deklaroi të enjten Sekretari Kryesor i Kabinetit, Minoru Kihara.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan në një qendër tregtare të shembur dhe në një fabrikë letre të dëmtuar, pasi një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën Kyushu-n, ishullin kryesor jugor të Japonisë, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo, shkruan Anadolu, transmeton klankosova.

Linja hekurudhore “Shinkansen” e Kyushu-t, që lidh stacionet Kumamoto dhe Kagoshima-chuo, mbeti e pezulluar ndërsa autoritetet përpiqeshin të vlerësonin dëmet.

Megjithatë, operatori shpreson ta rifillojë të enjten shërbimin e trenave të shpejtësisë së lartë midis stacionit Chikugo-Funagoya në prefekturën Fukuoka dhe stacionit Kumamoto.

Advertisement
Advertisement
Advertisement