Asamblistët e VV-së në Prishtinë mbajnë sot konferencë për media para Prokurorisë Speciale - Gazeta Express
string(90) "asamblistet-e-vv-se-ne-prishtine-mbajne-sot-konference-per-media-para-prokurorise-speciale"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 8:20

Asamblistët e VV-së në Prishtinë mbajnë sot konferencë për media para Prokurorisë Speciale

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 8:20

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, do të mbajnë sot konferencë për media.

Kjo konferencë do të mbahet nga ora 11:00 para Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media nga Grupi i Asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë, e cila do të mbahet sot, me fillim nga ora 11:00, para Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga kjo parti.

Të njëjtit nuk kanë treguar arsyen për mbajtjen e kësaj konference por dje janë publikuar disa biseda në rrjetin social “Snapchat” ku flitet për ryshfet nga kryetari i Komunës së Prishtinës. Sipas atyre bisedave, LDK në Prishtinë që e udhëheq këtë Komunë ka kërkuar 30 mijë euro nga një person për t’ia kryer një punë.

Deri tani, nuk ka ardhur asnjë reagim nga i pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement