Gjermani: Niveli i ulët i lumenjve ndikon mbi ekonominë - Gazeta Express
string(54) "gjermani-niveli-i-ulet-i-lumenjve-ndikon-mbi-ekonomine"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 8:17

Gjermani: Niveli i ulët i lumenjve ndikon mbi ekonominë

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 8:17

Lumenjtë në Gjermani po vuajnë nga mungesa e reshjeve. Nivelet historikisht të ulëta të ujit po pengojnë rëndë lundrimin në Rin dhe Danub duke ndikuar edhe ndaj ekonomisë.

Lumenjtë në Gjermani po vuajnë nga mungesa e reshjeve. Nivele historikisht të ulëta të ujit po pengojnë rëndë lundrimin në Rin dhe Danub duke ndikuar edhe ndaj ekonomisë.

Prej kohësh lumenjtë Rin dhe Danub nuk kanë pasur kaq pak ujë. Në disa vende janë matur nivele historikisht të ulëta të ujit. Shkaku janë temperaturat e larta në shumë zona dhe thatësira e vazhdueshme. Moti i thatë i zgjatur ka shkaktuar uljen e nivelit të ujit në rrugën ujore më të ngarkuar të transportit të brendshëm në Evropë, e cila lidh portin e madh të Roterdamit në Holandë me pjesën më të madhe të Gjermanisë Perëndimore.

Nivelet vazhdimisht të ulëta të ujit në lumin Rin, të cilat vështirësojnë lundrimin e anijeve të transportit dhe të pasagjerëve, mund të çojnë në uljen e prodhimit ekonomik të Gjermanisë gjatë tremujorit të tretë deri në 0,2%, bëri të ditur të martën Instituti të Kiel-it për Ekonominë Botërore.

Shërbimi kombëtar meteorologjik tani parashikon një periudhë të re temperaturash të larta, veçanërisht në zonat jugore të Gjermanisë.

Si mund të ndikojë niveli i ulët i lumit Rin ndaj ekonomisë?

Përmes lumit Rin transportohen mallra të rëndësishme si drithëra, minerale, xeherorë, qymyr dhe produkte nafte si dhe benzinë. Kur niveli i ujit bie shumë, anijet e transportit nuk mund të lundrojnë të ngarkuara plotësisht dhe detyrohen ta shpërndajnë ngarkesën në disa anije.

Tregtarët kanë bërë të ditur se disa anije që lëvizin në rrugët e brendshme ujore po operojnë me vetëm 15% deri në 20% të kapacitetit të tyre maksimal të ngarkesës. Kjo rrit kostot e transportit dhe ushtron presion shtesë mbi ekonominë, e cila së fundmi kishte filluar të tregonte shenja të një rimëkëmbjeje modeste.

“Pasojat mund të jenë aq të forta dhe të ulin Prodhimin e Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë me 0,1% deri në 0,2%”, tha Stefan Kooths, drejtor i grupit kërkimor për ciklin ekonomik dhe rritjen pranë Instituti të Kiel-it për Ekonominë Botërore për agjencinë Reuters.

Enti gjerman i Rrugëve Ujore pret që niveli i lumit Rin të bjerë deri të premten në rreth 25 centimetra, duke përsëritur rekordin më të ulët të shvnuar në tetor të vitit 2018.

“Meqenëse nivelet e ujit nuk ka gjasa të ngrihen papritur mbi pragun kritik në fillim të gushtit, kapaciteti i transportit ka të ngjarë të mbetet i kufizuar edhe për një periudhë gjatë muajit të ardhshëm”, tha Kooths./DW

Advertisement
Advertisement
Advertisement