Shkencëtarët zbulojnë shkakun surprizë që qëndron pas kancerit të fshikëzës – dhe arsyen pse meshkujt janë më të rrezikuar - Gazeta Express
string(120) "shkencetaret-zbulojne-shkakun-surprize-qe-qendron-pas-kancerit-te-fshikezes-dhe-arsyen-pse-meshkujt-jane-me-te-rrezikuar"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

10/10/2025 20:10

Shkencëtarët zbulojnë shkakun surprizë që qëndron pas kancerit të fshikëzës – dhe arsyen pse meshkujt janë më të rrezikuar

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

10/10/2025 20:10

Shkencëtarët janë pranë një zbulimi të rëndësishëm që mund të ndihmojë në kuptimin e rasteve më të larta të kancerit të fshikëzës tek meshkujt.

Prej kohësh dihet se kjo sëmundje, që prek mbi 10 mijë britanikë çdo vit, është deri në katër herë më e zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat.

Por tani, studiues nga Spanja dhe SHBA kanë zbuluar se qelizat e fshikëzës së meshkujve janë më të prirura të zhvillojnë mutacione të rrezikshme shumë kohë përpara se sëmundja të shfaqet.

Mutacione me “avantazh evolucionar”

Në analizën e dhjetëra mostrave të fshikëzës, shkencëtarët gjetën mutacione në gjenet e lidhura me kancerin tek meshkujt, të cilat kishin një “avantazh evolucionar” – duke i bërë grupet e qelizave më të prirura për t’u shumuar.

Ekspertët e cilësuan këtë zbulim shumë të rëndësishëm, pasi mund të çojë në zhvillimin e metodave të reja për zbulimin e hershëm të kancerit. Megjithatë, ata theksuan se kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të shpjeguar pse pikërisht këto mutacione përhapen më shpejt tek meshkujt.

Ndikimi i drejtpërdrejtë i seksit biologjik

“Indet e shëndetshme grumbullojnë shumë mutacione gjatë jetës. Por ajo që ka rëndësi nuk është vetëm sa janë, por cilat prej tyre arrijnë të tejkalojnë të tjerat dhe të krijojnë klone të reja qelizash,” shpjegoi Dr López-Bigas, biolog në Institutin për Kërkime Biomedike në Barcelonë dhe bashkautor i studimit.

“Seksit biologjik i takon një rol i drejtpërdrejtë në këtë proces.”

Ndërsa Dr Abel González-Pérez, bashkautor dhe studiues në të njëjtin institut, shtoi:

“Kjo është hera e parë që shohim drejtpërdrejt efekte të tilla në inde të shëndetshme të fshikëzës, jo vetëm në tumore. Kjo tregon se fazat më të hershme të zhvillimit të kancerit ndikohet që aty nga faktorët e lidhur me seksin biologjik.”

Si u krye studimi

Studiuesit analizuan mostra të fshikëzës nga 45 dhurues pacientësh, duke përdorur një metodë të avancuar sekuencimi që zbulon mutacione të rralla, të cilat shpesh i shpëtojnë mjeteve standarde të analizës gjenetike.

Rezultatet treguan se disa mutacione ishin dukshëm më të shpeshta tek meshkujt.

Në revistën Nature, autorët shkruajnë se:

“Mutacionet në gjenet RBM10 dhe CDKN1A janë dukshëm më të shumta në kanceret e fshikëzës tek meshkujt sesa tek femrat.”

Dr González-Pérez shtoi:

“Ky është vetëm fillimi. Ne analizuam 16 gjene në fshikëzat e 45 njerëzve, dhe gjetëm diferenca të rëndësishme. E njëjta qasje mund të zbatohet edhe në inde të tjera.”

Efekti i duhanpirjes

Një tjetër gjetje e fortë ishte lidhja me duhanpirjen. Tek dhuruesit mbi 55 vjeç, ata që kishin pirë duhan më parë mbanin një numër të lartë mutacionesh në promotorin TERT – një element i ADN-së që i lejon qelizat të shmangin plakjen dhe të vazhdojnë të ndahen.

Kanceri i fshikëzës në shifra

Kanceri i fshikëzës është kanceri i 11-të më i zakonshëm në Britani, dhe i 7-ti më i shpeshti tek meshkujt.

Rreth 80% e rasteve çdo vit diagnostikohen tek personat mbi 65 vjeç.

Simptomat përfshijnë: gjak në urinë, urinim të shpeshtë dhe të dhimbshëm, humbje të pashpjegueshme peshe, lodhje, mosmbajtje urinare dhe dhimbje abdominale.

Figurat e njohura që janë përballur me këtë sëmundje përfshijnë këngëtarin Frank Sinatra, aktorin James Lipton dhe artisten britanike Tracey Emin. /GazetaExpress/