Shkencëtarët po punojnë ta zhvillojnë Shqisën e Gjashtë të njeriu - Gazeta Express
string(65) "shkencetaret-po-punojne-ta-zhvillojne-shqisen-e-gjashte-te-njeriu"

Shkencëtarët po punojnë ta zhvillojnë Shqisën e Gjashtë të njeriu

Mistere

Gazeta Express

15/05/2021 2:04

Shkencëtarët japonez besojnë se mund të zhvillojnë ndjenjën e gjashtë të njerëzit, sikurse e kanë lakuriqët që njihet me emrin eholokacion

Studimi, i cili është paraqitur në Plos One në fillim të këtij viti, thotë se njerëzit e kanë shumë të zhvilluar formën bazë të eholokacionit, një tipar i parë te speciet e tjera si lakuriqët dhe delfinët, që ndihmon në identifikimin e formës dhe lëvizjes së objekteve nëpërmes zëri. Duke folur për Pop Mech, Miwa Sumiya, PH.D, një studiuese e lidhur me “Center for Information and Neural Networks” dhe njëra nga autorët e studimit, thotë se gjetjet mund të dërgojnë në një kuptim më të mirë të trurit njerëzor.

Lexo Edhe:

“Hulumtimi se si njerëzit mund të fitojnë aftësi të reja për ta njohur ambientin duke dëgjuar zëra (siç është eholokacioni) mund të qojë në kuptimin e fleksibilitetit të trurit njerëzor”, tha Miwa – transmeton GazetaExpress.

“Ne, po ashtu mund të marrin njohuri për atë se si ndjenjë qeniet e tjera (si lakuriqët) duke krahasuar me njohurit që ne marrim duke studiuar eholokacionin njerëzor”.

Njerëzit tashmë kanë pesë shqipsat bazë si: prekja, shikimi, dëgjimi, shija dhe nuhatja.

Në fakt, njerëzit kanë shumëllojshmëri të shqisave të vogla siç janë orientimi hapësinorë, pozicionimi i trupit apo propriocepcioni dhe ndjenjat e dhimbjes derisa kafshët e tjera kanë disa shqisa më të avancuara siç janë aftësia e tyre për të qëndruar në sinjalet elektrike dhe magnetike.

Në një eksperiment kompleks, 15 pjesëmarrës u përdorën në një pajisje për të zbuluar një sinjal eholokacioni që do të analizonin dy forma të çuditshme cilindri të cilat ose rrotulloheshin apo rrinin pa lëvizur dhe pastaj ata dëgjonin ehon e tyre në dëgjuese.

Tingulli i zërit ishte krijuar në formë valore për të krijuar një tingull rrethues të ngjashëm që ishte i njëjtë me ndjenjën autonome të sistemit nervor qendror.

“Sinjali eholokues që është përdorur në këtë studim përfshin sinjale të frekuencës së lartë deri në 41 khz që njerëzit nuk mund ta dëgjojnë”.

Pjesëmarrësit në studim ishin në gjendje që të identifikojnë ekzistencën e cilindrave rrethor vetëm nga tingulli zanor nëpërmes timbrit dhe lartësisë së jehonës edhe pse ata nuk i kishin parë objektet.

Sidoqoftë, pjesëmarrësit nuk ishin tërësisht të saktë për ta identifikuar formën e saktë të objekteve të palëvizshme të cilët kishin një zë ndryshe duke i gërvishtur në sipërfaqe të tyre.

Studimi mund të aplikohet edhe në jetën reale për ata që kanë aftësi të kufizuara siç është verbëria, besojnë shkencëtarët.

Në të ardhmen, ata me dëmtime në shikim mund të jenë në gjendje të navigojnë në botë duke përdorur teknologji të eholokacionit.

Daniel Kish, president i “World Access for the Blind”, është një avokues për teknikat e eholokacionit.

Duke folur për revistën “Smithsonian” më 2017 ai tha: Ju mund t’i mbushni bibliotekat me atë çfarë dimë për sistemin vizual të njeriut, por me atë çfarë dimë për eholokacionin njerëzor mund ta mbushni vetëm një raft. /GazetaExpress/