KB Vëllaznimi ka njoftuar për largimin e lojtarit Marquez Warrick, vetëm dy muaj pasi nënshkroi me të.
Warrick ishte lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Trepçës dje, ku shkëlqeu me 27 pikë, me Vëllaznimin që mori një fitore me shifrat prej 85 me 83.
Mirëpo, vetëm një ditë pas kësaj paraqitje të madhe, ai është larguar nga ekipi, me Vëllaznimin që njoftoi në “Facebook” se madje ka pranuar dëmshpërblim për largimin e tij.
Klubi gjakovar bën me dije se ai do të transferohet në një nga ligat më të forta të basketbollit në Evropë.
“Faleminderit për momentet e mira, Marques!
Për shkak të marrëveshjes së veçantë kontraktuale me lojtarin Marques Warrick, duhet të njoftojmë se rrugët tona ndahen këtu. Ai do të transferohet në një prej ligave të forta evropiane (me dëmshpërblim) dhe oferta për të ka qenë e parefuzueshme, andaj me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugët me lojtarin, të cilin e falenderojmë për kontributin e deritanishëm në ekip dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës.
Shumë shpejtë ju njoftojmë për zëvendësimin e denjë të tij!”, shkruan Vëllaznimi.
Warrick u prezantua te Vëllaznimi më 13 tetor të këtij viti, i cili ishte ardhur në Kosovë pas aventurave të kaluara në dy kolegje amerikane./GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...