Ndryshime në policinë e shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka larguar nga drejtimi i Drejtorisë së Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.
Në vend të Vocaj, ka emëruar Neritan Nallbatin, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit në Policinë e Durrësit.
Nga plicia kriminale, Vocaj, është emëruar Zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike. Ky post mbahej nga Albert Dervishi. Posti i këtij të fundit nuk dihet ende.
Këto ndryshime vijnë pas ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura dhe përfshirja e efektivëve të policisë në aktivitet kriminal.
/Gazeta Express