Shfrytëzoi motrat për prostitucion, kush është shqiptari i arrestuar. Zbulohen detaje të reja pas hetimeve - Gazeta Express
string(104) "shfrytezoi-motrat-per-prostitucion-kush-eshte-shqiptari-i-arrestuar-zbulohen-detaje-te-reja-pas-hetimeve"

Shfrytëzoi motrat për prostitucion, kush është shqiptari i arrestuar. Zbulohen detaje të reja pas hetimeve

Gazeta Express

07/08/2020 20:04

Një 39 vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë në Napoli.

Mediat italiane bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Bashkim Allciu, nën akuzën e krimeve të skllavërimit, zhvatjen dhe dëmtimin personal kundër dy motrave ukrainase.

Lexo Edhe:

Ato mbërritën në Itali me shpresën për të punuar, por përfunduan duke prostituuar në zonën Giugliano në Campania.

Në kurriz të burrit, i cili ishte arrestuar ndërsa do të merrte vajzat në fund të “ndërrimit” të turnit të punës 17 korrikun e kaluar, u mblodhën prova të mëtejshme në rrjedhën e hetimeve.

Sipas hetuesve, shqiptari me sjellje të dhunshme, ushtronte të drejtën e menaxhimit të financave të viktimave të tij, duke i detyruar të përkuleshin ndaj çdo kërkese. Majde, ndaj njërës kishte kërkuar 10 mijë euro si kusht për ta lënë të lirë pasi rezultoi shtatzënë.

Hetuesit kanë zbuluar se shfrytëzimi i dy motrave i ka sjellë atij përfitime rreth 32 mijë euro.

/Panorama/