Shënohet vdekja e parë te kafshët nga koronavirusi - Gazeta Express
string(51) "shenohet-vdekja-e-pare-te-kafshet-nga-koronavirusie"

Shënohet vdekja e parë te kafshët nga koronavirusi

Gazeta Express

12/08/2020 14:29

Qeni i parë që rezultoi pozitiv me koronavirus në Karolinën e Veriut ka ngordhur

Qeni që kishte shfaqur shenja shqetësimi në frymëmarrje, u dërgua në Spitalin Shtetëror Veterinar të NC më 3 gusht.

Lexo Edhe:

Ai përfundoi duke iu nënshtruar sëmundjes akute dhe pronari njoftoi stafin në spitalin veterinar që një anëtar i familjes kishte rezultuar më parë pozitiv me Covid-19.

Sipas NCDHHS, mostrat nga kafsha u morën dhe më pas për u dërguan drejt laboratorit për të kuptuar a ishte i infektuar me koronavirusin apo jo.

Familja së bashku me zyrtarët e shëndetit shtetëror dhe Departamenti i Kartolinës së Veriut për Bujqësi dhe Shërbime të Konsumatorit u njoftuan menjëherë për rezultatin pozitiv.

“Nuk ka asnjë indikacion akoma nëse qentë mund të trasmetojnë virusin te kafshët e tjera, kështu që nuk ka asnjë justifikim në marrjen e masave kundër kafshëve”- tha veterineri i shtetit, Dr Doug Meckes, në deklaratën e dhënë për NCDHHS.