Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq, ka lavdëruar kryeministrin në ardhje të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në një intervistë për televizionin “N1”, shefi i opozitës serbe ka vlerësuar lart figurën e liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, transmeton Indeksonline.
“Nuk mund të diskutohet që Albin Kurti është një intelektual, një atdhetar dhe një njeri mjaft i qëndrueshëm”, u shpreh ai.
“N1” tregon se Kurti, drejtuesi i LVV-së, fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e Kosovës.
“Njeriu që kaloi kohë në burgun e Pozharevcit është një ithtar i madh i idesë të Bashkimit Kombëtar.
Si gjatë periudhës parazgjedhore ashtu edhe pas fillimit të bisedimeve të koalicionit, Kurti foli gjatë gjithë kohës për unifikimin e të ashtuquajturës Kosovë dhe Shqipëri.
JOŠ JEDAN FAN KURTIJA Vuk Jeremić: “Kurti je intelektualac, patriota i stabilan čovek!”