ShBA-ja po e shqyrton vonimin ose bllokimin e pranimit të ambasadorit të ri francez në Uashington - Gazeta Express
string(97) "shba-ja-po-e-shqyrton-vonimin-ose-bllokimin-e-pranimit-te-ambasadorit-te-ri-francez-ne-uashington"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 7:47

ShBA-ja po e shqyrton vonimin ose bllokimin e pranimit të ambasadorit të ri francez në Uashington

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 7:47

Shtetet e Bashkuara janë duke e shqyrtuar vonimin, e madje edhe bllokimin, e të përzgjedhurit të presidentit francez, Emmanuel Macron, për ambasador të ri në Uashington pas kritikave të Francës rreth trajtimit të të drejtave të njeriut nga ShBA-ja, sipas katër burimeve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Edhe pse burimet thanë se ende nuk është marrë ndonjë vendim, dy prej tyre thanë se kritikat e Francës – të shprehura në një postim në rrjete sociale nga misioni i Francës në Kombet e Bashkuara në Gjenevë – kanë shkaktuar zemërim të vërtetë në mesin e disa zyrtarëve të lartë në administratën e presidentit Donald Trump. Dy burime të tjera thanë se zyrtarët po shpresonin t’i ulnin tensionet me Francën.

“Shtetet e Bashkuara janë shumë të zhgënjyera me retorikën e papërgjegjshme dhe jorespektuese nga francezët. Ne do t’u përgjigjemi në mënyrën e duhur komenteve të tyre” – tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Një lëvizje e ShBA-së për ta vonuar ose refuzuar të nominuarin e Macronit do të ishte shumë e pazakontë dhe do të mund ta thellonte çarjen mes aleatëve, të cilët së fundi janë përplasur për taksat dhe luftën në Iran.

Macroni i ka dorëzuar dokumentet përkatëse që Aurelien Lechevallier, ish-ndihmës në Pallatin Elize dhe tani shef i stafit të ministrit të Jashtëm, Jean-Noël Barrot, të bëhet ambasador i ardhshëm i Francës në Uashington. Njëri nga burimet tha se Franca shpresonte që emërimi i tij të përfundonte në shtator.

Advertisement
Advertisement
Advertisement