Shasivari: Reformat në drejtësi marrin mbështetje nga OSBE-ja - Gazeta Express
string(60) "shasivari-reformat-ne-drejtesi-marrin-mbeshtetje-nga-osbe-ja"

Maqedoni

Gazeta Express

29/07/2026 15:49

Shasivari: Reformat në drejtësi marrin mbështetje nga OSBE-ja

Maqedoni

Gazeta Express

29/07/2026 15:49

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka takuar ambasadorin Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, dhe Rusudan Tabatadze, shefe e Departamentit për Sundimin e së Drejtës dhe të Drejtat e Njeriut pranë Misionit të OSBE-së.

Siç njoftojnë nga kabineti i ministrit Shasivari, në takim është biseduar rreth bashkëpunimit të deritanishëm në përgatitjen e ligjeve reformuese dhe mbi aktivitetet për zbatimin e Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësinë 2024–2028.  Sipas njoftimit, ministri Shasivari ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme profesionale dhe teknike që Misioni i OSBE-së e ofron në zbatimin e reformave në drejtësi, veçanërisht në procesin e përgatitjes së Kodit të ri Penal dhe Ligjit të ri për Procedurën Penale. Partneriteti shumëvjeçar me OSBE-në ka rëndësi të madhe për Ministrinë e Drejtësisë në krijimin e kuadrit ligjor bashkëkohor dhe cilësor, të harmonizuar me standardet evropiane.

Bashkëpunimi i suksesshëm do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, në interes të forcimit të mëtejshëm të sundimit të së drejtës dhe të sistemit gjyqësor, thuhet në kumtesën për media.

Advertisement
Advertisement
Advertisement