Legjenda e komentimit shqip dhe një nga njerëzit më të respektuar në botën e futbollit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Dritan Shakohoxha ka qenë i ftuar në lidhje direkte në emisionin “Kosova Live”, që transmetohet në T7.
Shakohoxha ka folur për ndeshjen Shqipëri – Serbi që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, shkruan “Gazeta Express”.
Ai ka thënë se, me apo pa dëshirën e FSHF-së, kënga e Adem Jasharit do të jehojë në atë sfidë.
“Ajo këngë ka qenë kolona zanore e Shqipërisë deri në kualifikimin e Europianit 2024, dhe me apo pa dëshirën e FSHF-së, ajo këngë do të jehojë në stadiumin kombëtar, pasi çdo shqiptar e ndjen vetën në atë këngë”, ka thënë Shakohoxha në “Kosova Live”./GazetaExpress/