Në prag të javës së fundit të sezonit në Serie A, gara për vendin e katërt – që siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të UEFA Champions League – është ende e hapur mes tri skuadrave: Juventus, Roma dhe Lazio.
Të gjitha këto ekipe do të zbresin në fushë këtë të diel në orën 20:45, dhe me vetëm një ndeshje të mbetur, çdo pikë do të jetë vendimtare.
Situata aktuale:
Në total, ekzistojnë 27 kombinime të mundshme rezultatesh nga këto tri ndeshje. Sipas këtyre kombinimeve:
Kombinimet që kualifikojnë Juventusin:
Juventusi e ka fatin në duart e veta: fitorja në ndeshjen kundër Venezias e siguron përfundimisht vendin e katërt. Në shumicën e skenarëve ku Juventus nuk humb, ai del fitues në garën për top-katërshe – përfshirë edhe barazime ku Roma apo Lazio nuk arrijnë rezultate të plota.
Kombinimet që kualifikojnë Romën:
Roma ka nevojë për fitore ndaj Torinos, por gjithashtu duhet që Juventusi të dështojë të fitojë. Vetëm gjashtë nga 27 skenarët e mundshëm e çojnë ekipin e Claudio Ranierit në Champions.
Kombinimet që favorizojnë Lazion:
Lazio, në anën tjetër, ka shanse shumë më të vogla – vetëm dy skenarë e vendosin atë në vendin e katërt. Kjo ndodh vetëm nëse Lazio fiton dhe si Juventus, ashtu edhe Roma nuk fitojnë.
Skenarë të pazakontë:
Dy skenarë të veçantë parashikojnë një barazim të plotë në pikë dhe ndoshta edhe në golaverazh mes Juventusit dhe Romës – që do të kërkonte vendim nga kriteret dytësore ose madje hedhje shorti për vendin e katërt.
Të dielën mbrëma, tifozët e Juventusit, Romës dhe Lazios do të ndjekin me ankth zhvillimet nga tri stadiume të ndryshme, ndërsa fati i një vendi të artë në Champions League do të vendoset në 90 minutat e fundit të sezonit./GazetaExpress/