Shakira dhe hitet e saj më të njohura - Gazeta Express
string(37) "shakira-dhe-hitet-e-saj-me-te-njohura"

Shakira dhe hitet e saj më të njohura

Rozë

Gazeta Express

19/04/2021 16:32

Shakira emri i së cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll, u lind me 2 shkurt të 1977.

Është një këngëtare dhe kompozitore kolumbiane, e cila njihet si mbretëresha e muzikës latine dhe shquhet për interpretimin dhe shkathtësinë e saj në muzikë.

Lexo Edhe:

Shakira bëri debutimin e saj në moshën 13 vjeç por arriti të hyjë në tregun në gjuhën angleze me albumin e saj të pestë, i cili shiti mbi 13 milion kopje në të gjithë botën.

“Waka Waka’’ është kënga që fillon dhjetëshen e këngëve më të mira të artistes kolumbiane.

U lansua në 7 maj 2010 nga Epic Records si kënga zyrtare e Kupës së Botës FIFA 2010, e cila u mbajt në Afrikën e Jugut. Shkruar, kompozuar dhe prodhuar nga Shakira dhe John Hill, “Waka Waka’’ është një këngë, teksti i së cilës inkurajon dikë që të synojë qëllimet e tij si një ushtar në një fushë beteje.

“Waka Waka’’ arriti kulmin në numrin një të pesëmbëdhjetë vendeve në të gjithë botën.

“Loca” është pjesë e albumit të nëntë të Shakiras dhe po ashtu e nënta radhitet në këtë listë.

Versioni në gjuhën spanjolle përmban reperin Dominikan El Cata, dhe u lançua më 10 shtator 2010, ndërsa versioni në gjuhën angleze përmban reperin britanik Dizzee Rascal, dhe u lançua më 13 shtator 2010.

Teksti i këngës përshkruan dashurinë e çuditshme të një vajze për një mashkull.

“Give It Up to Me” është në bashkëpunim me reperin amerikan Lil Wayne ndërsa radhitet si e teta në listën e këngëve më të mira të Shakirës.

Kënga u publikua në tetor të 2009 nga Epic Records si kënga e tretë e albumit të Shakiras.

Pas publikimit, kënga mori kritika përgjithësisht të favorshme nga kritikët e muzikës, të cilët vlerësuan prodhimin e saj dhe bashkëpunimin me Lil Wayne dhe Timbaland. Ai arriti kulmin në numrin njëzet e nëntë në Billboard Hot 100 të SHBA, dhe më vonë u certifikua prej ari nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës. 

“La Tortura” është një nga këngët më të suksesshme dhe të njohura të Shakirës, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin spanjoll Alejandro Sanz.

Kënga u lansua nga Epic Records në prill të vitit 2005 si kënga kryesore e albumit.

‘’La tortura’’ është krijim i vetë këngëtares ndërsa tregon historinë e një gruaje, e cila është torturuar emocionalisht nga i dashuri i saj.

Pas publikimit, kënga mori kritika përgjithësisht pozitive nga kritikët e muzikës, gjithashtu u prit mirë në treg, duke udhëhequr listat e Këngëve në shumë vende të botës.

Në pozitën numër gjashtë në listën e këngëve më të mira të Shakirës vjen ‘’Can’t remember to forget you’’.

Kjo këngë në bashkëpunim më Rihannën u publikua në janar të 2014 ndërsa versioni në gjuhën spanjolle vetëm disa ditë më pas.

Edhe kjo këngë mori vlerësime të mëdha nga kritikët dhe falë edhe suksesit të dyshes arriti të pushtoj toplistat ndërkombëtare.

“She Wolf” është pjesë e albumit të tetë të këngëtares kolumbiane me të njëjtin emër.

Kënga u lansua në korrik 2009 si kënga kryesore e këtij albumi.

Vetë artistja mori pjesë në krijimin e ‘’She wolf’ e cila flet për mërzinë e një gruaje për shkak të partnerit të saj të pakujdesshëm.

Kënga arriti kulmin në top 10 e vendeve si Kanada, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Underneath Your Clothes” vjen si e katërta në këtë listë dhe është pjesë e albumit të tretë të këngëtares.

Kjo këngë ishte balada e dytë në gjuhën angelze, e cila është me tekst dhe muzikë nga vetë Shakira në bashkëpunim me Lester Mendez.

Kënga, e cila tregon historinë e dashurisë së pakushtëzuar që një grua ka për të dashurin e saj, u bë një sukses në top lista, duke kryesuar në top listat e shtatë vendeve, ndërsa arriti gjithashtu dhjetëshen më të mirë në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Whenever, Wherever” është kënga që e bëri Shakiran edhe më të njohur dhe të suksesshme në tregun ndërkombëtar, duke sjell risi edhe në interpretim me lëvizjet e saj.

U lansua në Gusht 2001 nga Epic Records si kënga kryesore e albumit. Kënga u shkrua, u kompozua dhe u prodhua nga Shakira dhe Tim Mitchell, me kompozime shtesë nga Gloria Estefan.

Versioni spanjoll i këngës, i titulluar “Suerte” diskuton faktin se sa me fat është Shakira që ka gjetur partnerin e saj romantik.

Në vendin e dytë në top 10 e këngëve të Shakiras radhitet bashkëpunimi me Beyoncen i titulluar “Beautiful Liar”.

Është shkruar nga Beyoncé dhe bashkëpunëtorët e saj për edicionin luksoz të albumit të dytë në studio solo të Beyoncé, B’Day në vitin 2006.

“Beautiful Liar” u lansua në 12 Shkurt 2007 përmes Columbia Records dhe Music World Entertainment.

Një version spanjisht dhe anglisht i përzier i këngës u prodhua dhe titullohej “Bello Embustero”.

Listën e këngëve më të mira të Shakirës e kryeson kënga ‘’Hips don’t lie’’ në bashkëpunim me Wyclef Jean.

Kënga është publikuar në vitin 2006 por vazhdon të mbaj primatin te artistja kolumbiane, e cila ka shkruar vetë tekstin në bashkëpunim me Jean dhe LaTavia Parker.

“Hips Don’t Lie” është një këngë salsa dhe me ritëm botëror, e cila përfshin shumë shembuj nga single i mëparshëm i Jean “Dance Like This” dhe “Amores Como el Nuestro” shkruar nga Omar Alfanno.