Shabani shpall listën për ndeshjet me Poloninë - Gazeta Express
string(46) "shabani-shpall-listen-per-ndeshjet-me-polonine"

Sporte tjera

Gazeta Express

28/03/2023 17:05

Shabani shpall listën për ndeshjet me Poloninë

Sporte tjera

Gazeta Express

28/03/2023 17:05

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, ka shpallur të martën listën e hendbollisteve të ftuara për ndeshjet me Poloninë.

Kosova e Polonia takohen në fazën e dytë të kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror të këtij viti. Kombëtarja më e mirë pas dy ndeshjeve siguron biletën për në Botëror.

Lexo Edhe:

Ndeshja e parë luhet më Bielsko-Biala të Polonisë, më 6 prill nga ora 17:45. Ndërsa ndeshja e dytë është më 12 prill nga ora 20:15 në Prishtinë.

Polonia ka përvojë të gjatë e të suksesshme në ngjarjet e mëdha të hendbollit. Rrjedhimisht është favorite. Por vajzat tona do të japin më të mirën për paraqitje të dinjitetshme dhe në kërkim të befasisë së madhe.

Arritja në fazën e dytë kualifikuese është sukses i madh për Kombëtaren tonë. Në fazën e parë kualifikuese kemi kaluar Kombëtaren e Ishujve Faroe.

Selektori Shabani është bazuar në grupin e lojtareve që arriti suksesin e madh duke eliminuar Ishujt Faroe.

Kombëtarja grumbullohet më 2 prill në Prishtinë, ndërsa udhëtimi për në Poloni është më 4 prill. Më 7 prill, vajzat tona kthehen në Prishtinë dhe vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e dytë.  Forma e lojtareve tona është e mirë dhe ky grumbullim pritet të shërbejë për hapin e madh tutje.

Lista e lojtareve

Shirt No.NameClub
1Njomza KelmendiASC 09 Dortmund (GER)
3Elisa MulajKjelsas Il (NOR)
4Melisa MulajKjelsas Il (NOR)
6Shkurta MehmetiKHF Ferizaj
7Mirela GjikokajFollo HK Damer (NOR)
9Yllka ShatriKHF Istogu
10Fitore AliuSG Kappelwindeck (GER)
11Arlinda HajdariBjerringbro FH (DEN)
13Natalija MilatovicKHF Istogu
14Pashke MarkuHSC Kreuzlingen (SUI)
15Albina RugovaKHF Istogu
16Venera KafexholliSpono Eagles (SUI)
18Rina RexhepiAGF Handdbold (DEN)
21Leonora DemajSonderjyskE Damehandbold (DEN)
27Marigona HajdariRingkøbing Håndbold A/S (DEN)
33Blerta AhmetxhekajKHF Istogu
44Suzana UjkicYUTZ HANDBALL FEMININ (FRA)