Raporti i Heidit dhe Romeos në shtëpinë e Big Brother VIP është komentuar mjaft ditët e fundit, teksa duket se mes tyre ka një krizë për shkak se siç thonë ata, ka mungesë besimi.
Të ftuar në studion e “Ftesë në 5”, Ed Deda dhe Gaz Ujkashi thonë se nuk besojnë te ndjenjat e Heidit për Romeon, ndërsa tek ai po.
“Si ka mundësi që vetëm në ‘Big Brother’ bie në dashuri kjo vajzë? Dhe në Itali dhe këtu. Nuk gjen dot burrë jashtë? Kjo është pyetja e parë që më vjen në mendje…”, u shpreh Deda me ironi, duke thënë se Romeo në këtë lojë e ka fokusin te dashuria, por Heidi jo.
Ndërkohë edhe Gazi shprehet se nuk beson te ndjenjat dhe dashuria e Heidit, ndërsa nga ana tjetër Romeo është i përfshirë emocionalisht.
“Heidi është një lojtare që duke u përqafuar me Romeon shikonte kamerat, bënte gjeste… Romeo është totalisht i romantizuar dhe ajo sheh kamerat. Ajo i thotë unë të dua po ti pse s’ke besim te unë, dhe këtë e ka bërë dhe në Itali. Heidi qeshi me të në dhomën e rrëfimit. Ajo po luan”, shprehet Gazi.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...