Sezoni i ri në NBA fillon me disa befasi - Gazeta Express
string(40) "sezoni-i-ri-ne-nba-fillon-me-disa-befasi"

Basketboll

Gazeta Express

20/10/2021 15:54

Sezoni i ri në NBA fillon me disa befasi

Basketboll

Gazeta Express

20/10/2021 15:54

Ndonjëherë emrat e mëdhenj nuk mjaftojnë. Është ky rasti i Los Angeles Lakers që e nisën sezonin e ri 2021-2022 të NBA me një humbje në shtëpi ndaj Golden State Warriors, duke konfirmuar momentin jo që po kalojnë pasi duke llogaritur edhe sfidat parasezonale, kalifornianët pësuan humbjen e shtatë rresht.

Në Staples Center LeBron James dhe Anthony Davis u shfaqën në lartësinë e duhur me mbretin James që koleksionoi në total 34 pikë 11 rebound dhe 5 asiste ndërkohë që Davis shtoi 33 pikë të tjera 11 rikuperime poshtë tabelës dhe 2 pasime deçizive të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen me shifrat 114-121 kjo edhe për faktin pasi nuk u mbështetën nga pjesa tjetër e skuadrës.

Lexo Edhe:

Zhgënjyen në debutimin me Lakers dy yjet e tjerë të ekipit Rusell Westbrook dhe Carmelo Anthony të cilët realizuan vetëm 17 pikë sëbashku ndërkohë që akoma më keq u paraqitën DeAndre Jordan dhe Dwight Howard respektivisht me 2 dhe 5 pikë të shënuara.

Diferencën në këtë sfidë për Golden State që po kalon një moment të shkëlqyer forme e bëri loja në grup ndërkohë që spikati i përhershmi Stephen Curry me një triple double teksa e mbylli ndeshjen me 21 pikë 10 rebound dhe 10 asiste.

Nisën gjithçka aty ku e kishin lënë kampionët e NBA, Milwaukee Bucks që pasi prezantuan unazat e skuadrës kampione para tifozëve të tyre arritën të mposhtnin me lehtësi me rezultatin e thellë 127-104 Brooklyn Nets.

Giannis Antetokounmpo fitoi duelin personal me Kevin Durant pasi greku me 32 pikë 14 rebound dhe 7 asiste kishte një rol të rëndësishëm në suksesin e skuadrës së tij, ndërkohë që 32 pikët e realizuara gjithashtu nga Durant nuk i mjaftuan skuadrës nju-jorkeze për të evituar humbjen e parë në këtë sezon të ri./SS/