"Serbia nuk do të pranojë asnjë marrëveshje pa formimin e Asociacionit" - Gazeta Express
string(69) "serbia-nuk-do-te-pranoje-asnje-marreveshje-pa-formimin-e-asociacionit"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2023 10:00

“Serbia nuk do të pranojë asnjë marrëveshje pa formimin e Asociacionit”

Lajme

Gazeta Express

21/02/2023 10:00

Eksperti serb i sigurisë Mirosllav Bjegoviq ka deklaruar se “Serbia nuk do të pranojë asnjë marrëveshje derisa nuk zgjidhet “dispozita kryesore e Marrëveshjes së Brukselit”, që nënkupton formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, raporton gazeta serbe “Blic”.

Ai ka deklaruar se në kuadër të Konferencës së Munihut është bërë fjalë edhe për marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë, ku BE, sipas fjalëve të tij, “është përpjekur të imponojë një zgjidhje që nuk është e pranueshme për Serbinë dhe që nënkupton lejen e Serbisë që Kosova të anëtarësohet në KB”, transmeton Paparaci.

Lexo Edhe:

Ai ka shtuar se “Serbia nuk është e detyruar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, sepse nuk është anëtare e BE -së dhe për këtë arsye nuk është e detyruar të harmonizojë politikën e saj të jashtme me të BE-së”.

Bjegoviq gjithashtu ka deklaruar se presionet ndaj Serbisë do të jenë gjithnjë e më intensive dhe se BE mund të kushtëzojë Serbinë me tërheqjen e investimeve dhe me anulimin e regjimit pa viza, përveç nëse ajo nuk vendosë sanksione ndaj Rusisë.