Serbia lëshon urdhër arresti ndaj Juliana Nurës, ajo ironizon: “Nga burgu do të ndihesha vetëm për serbët” - Gazeta Express
string(102) "serbia-leshon-urdher-arresti-ndaj-juliana-nures-ajo-ironizon-nga-burgu-do-te-ndihesha-vetem-per-serbet"

Yjet

Gazeta Express

13/10/2025 18:31

Serbia lëshon urdhër arresti ndaj Juliana Nurës, ajo ironizon: “Nga burgu do të ndihesha vetëm për serbët”

Yjet

Gazeta Express

13/10/2025 18:31

Modelja dhe ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, ka bërë një reagim publik të bujshëm pas ndeshjes Serbi–Shqipëri, ku ajo nuk mori pjesë për arsye sigurie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Juliana ka zbuluar se autoritetet serbe kanë lëshuar urdhër arresti ndaj saj dhe tre personave të tjerë

Nura, e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, e shoqëroi njoftimin me tone ironike, duke shkruar:

“Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje dhe tre personave të tjerë, ndaj ndikimi im nga burgu nuk do të kishte qenë në favor të askujt (veç serbëve). Për këtë arsye vendosa të festoj dhe të gëzoj fitoren nga liria.”

Me këtë koment, modelja shqiptare nënvizoi se përpjekjet e Serbisë nuk arritën të pengojnë gëzimin e saj për fitoren e Shqipërisë.

Në vijim të reagimit të saj, Juliana theksoi se pavarësisht pengesave, roli i saj në mediat e rajonit është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm:

“Me punën time mediatike jam bërë faktor edhe më i madh për mediat e Ballkanit”, shkroi ajo.

Reagimi i Nurës ka ngjallur diskutime të shumta në rrjete sociale, ku shumë ndjekës e kanë përshëndetur për kurajon dhe ironinë e saj në përballje me një situatë të tillë.

Juliana Nura është një nga modelet më të komentuara shqiptare, e njohur për qëndrimet e saj të forta dhe përfshirjen aktive në debate publike. Episod i fundit duket se e ka vendosur edhe më shumë në qendër të vëmendjes së opinionit publik në rajon. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement