"Serbët kajshin", deputetët lidhen bashkë në T7 nga mini-busi, tregojnë si shkoi votimi e kush ishte kundër Kosovës në KiE - Gazeta Express
string(118) "serbet-kajshin-deputetet-lidhen-bashke-ne-t7-nga-mini-busi-tregojne-si-shkoi-votimi-e-kush-ishte-kunder-kosoves-ne-kie"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 18:01

“Serbët kajshin”, deputetët lidhen bashkë në T7 nga mini-busi, tregojnë si shkoi votimi e kush ishte kundër Kosovës në KiE

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 18:01

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të dy taborët, pozitë e opozitë, janë lajmëruar në një lidhje direkte në FRONTAL të T7 menjëherë pasi Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Deputeti i AAK Besnik Tahiri, Saranda Bogujevci nga VV, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, deputeti Enis Kervan nga pakicat dhe Ariana Musliu-Shoshi nga PDK janë shfaqur të lumtur bashkë në një mini-bus derisa po drejtoheshin për në hotel, e më pas edhe në aeroportin e Parisit për t’u kthyer në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Deputeti Besnik Tahiri ka thënë se janë jashtëzakonisht të lumtur për hapin e bërë nga Kosova. Ai ka treguar edhe votat, duke thënë se me 31 vota për Kosova ka marrë dritën jeshile për të kaluar me sukses hapin e parë.

Për deputetët serbë të pranishëm në mbledhje, Tahiri ka thënë se ata kanë “vajtuar dhe qarë”.

 “Momentalisht gjendemi me kryetarin e delegacionit, anëtarin Arben Gashi, z. Enis, Arianën, dhe unë nga kombi këtu. Jemi kogja të lumtur. Ishte një betejë jo e lehtë. Nuk i dishim numrat saktë. Në fund është votuar më 31 vota për. Katër kundër. Vajtonin, kajshin deputetët e Serbisë, mirëpo ne ishim të matur. Saranda foli në emër tonin, i tha disa fjalë rreth raportit. Mirë boll. Hapi i parë kaloi me sukses”, ka thënë Tahiri për FRONTAL, shkruan Express.

Pas Tahiri, ka folur deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili ka thënë se hapi i radhës është më 18 prill, dhe më pas votimi final më 16 maj.

“Është e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë. Është organizata e parë multilaterale politike ku do të anëtarësohet Kosova. Janë edhe dy hapa. Hapi i radhës është rreth 18 prillit, dhe hapi final më 16 maj, në Këshillin e Ministrave. Dhe ne do të marrim të drejtën e votës. Besoj që gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë Gashi.

Më pas ka folur deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, duke treguar se tashmë angazhimi më i madh i bie në supe Ministrisë së Punëve të Jashtme, për votimin që do të ndodh në Këshillin e Minsitrave të Këshillit të Evropës, raporton Gazeta Express.

“Kemi fazën e prillit, pastaj sic e shpjegoi Arbeni është edhe këshilli i ministrave. Duhet të punojmë shumë si delegacion. Angazhimi më i madh i bie MPJ-së. Që kanë qenë të dedikuar për këtë. Kemi pasur përkrahje të jashtëzakonshme nga delegacionet që janë këtu. Ka pasur mobilizim që të vijnë në këtë seancë të jashtëzakonshme. Tre drejtuesit e grupeve më të mëdha politike kanë punuar intensivisht. Kur bashkohemi e punojmë bashku, me të vërtetë kemi sukses. Falënderoj kolegët”, ka thënë Bogujevci.

Ajo ka treguar se votat kundër kanë qenë katër, dy nga Serbia, një nga një përfaqësues serb i Bosnjës dhe një përfaqësuese serbe nga Mali i Zi, dhe një abstenim nga Greqia.

“Katër vota kundër. Dy nga Serbia, përfaqësuesi serb i Bosnjës, dhe ka qenë edhe një përfaqësuese serbe nga Mali i Zi dhe një abstenim nga Greqia”, ka sqaruar ajo.

Deputeti nga pakicat, Enis Kervan, ka thënë se është një ditë e madhe për Kosovën dhe se u dëshmua që bashkë mund të arrihet gjithçka.

“Është një ditë e madhe për Kosovën. Festa filloi sot. E dëshmuam që së bashku mund t’i arrijmë ëndrrat e Kosovës”.

“Patjetër që do të jemi pjesë e Këshillit. Sot fitoi Kosova. Shihemi në Prill”, ka thënë Kervan në FRONTAL.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se votimi i sotëm është fitore e madhe e Kosovës, duke treguar edhe përfitimet nga anëtarësimi që pritet të ndodh në maj.

“Është një fitore e qytetarëve tanë. Kur Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës, do të jetë shtet i barabartë evropian, me të gjitha të drejtat që popujt evropianë i gëzojnë. Mund të bëjnë ankesë në Gjykatën e Strasburgut dhe fonde të ndryshme” ka thënë Ariana Musliu-Shoshi./GazetaExpress/