Javën e kaluar djaloshi nga Kosova, Freskim Rama mahniti publikun amerikan dhe jurinë e American Idol kur këndojë këngën hit të viteve 90-ta të këngëtares Shkurte Fejza, “Oj Kosovë oj nëna ime”
Kimi mori një vëmendje të madhe pasi që këndoi këtë këngë, derisa më e mahnitura nga zëri i tij ishte këngëtarja britanike Katy Perry.
E pas kësaj përformance, Kim ka bërë sonte një paraqitje “live” me bylbylin e muzikës popullore të Kosovës, Shkurte Fejza.
Performanca e tyre “live” në Instagram bëri që të komentohet në këtë rrjet sociale dhe tashmë ajo është publikuar edhe në Facebook.
Kujtojmë që Freskimi jeton në Amerikë që gjashtë vite derisa është duke e ndjekur ëndrrën e tij për t’u bërë këngëtarë. Pikërisht për këtë gjë ai ka konkurruar edhe në American Idol.
Me këngën “Oj Kosovë oj nana ime”, Kim ka përshëndetur nënën e tij derisa edhe pse nuk kuptonte shqip edhe Katy Perry u mahnit me zërin e kosovarit. Ai kaloi fazën e parë të këtij eventi. /GazetaExpress/
LNeptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, sjell edicionin e shumëpritur të kampanjës “Ditët me FAT”...