Selimi nënshkruan peticionin: Askush s’ka të drejtë t'ua vjedhë fitoren qytetarëve - Gazeta Express
string(81) "selimi-nenshkruan-peticionin-askush-ska-te-drejte-te-ua-vjedhe-fitoren-qytetareve"

Selimi nënshkruan peticionin: Askush s’ka të drejtë t’ua vjedhë fitoren qytetarëve

Gazeta Express

02/06/2020 14:14

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka nënshkruar sot peticionin ku kërkohen zgjedhje të reja pas mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook vetë Selimi, që ka shkruar se askush nuk ka të drejtë t’ua vjedhë qytetarëve fitoren.

Lexo Edhe:

“Askush s’ka të drejtë t’ua vjedhë qytetarëve fitoren”, tha ai, derisa, bëri thirrje për qytetarët që të nënshkruajnë këtë peticion.

‘Bashkë me qytetarët deri në fitoren e radhës – dhe më tej”, tha Selimi.

Vetëvendosje ka nisur një peticion ku kërkohen zgjedhje të reja, pas mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit. /GazetaExpress/