Sela thirrje Taravarit: Arben, erdhi koha t’i kthehesh profesionit tënd si mjek, siç kishe gjithmonë dëshirë… - Gazeta Express
string(104) "sela-thirrje-taravarit-arben-erdhi-koha-ti-kthehesh-profesionit-tend-si-mjek-sic-kishe-gjithmone-deshire"

Sela thirrje Taravarit: Arben, erdhi koha t’i kthehesh profesionit tënd si mjek, siç kishe gjithmonë dëshirë…

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 22:46

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto rezultate po i plotësohet dëshira e tij që t’i kthehet profesionit si mjek.

“Urime fitorja të gjithëve. Sa isha kryetar i ASH-së së bashkuar, Taravarin e bëmë ministër shëndetësie, e bëmë edhe kryetar komune, mirëpo ai thonte që prap kishte dëshirë t’i kthehet profesionit të mjekut. Me këto rezultate, Arben, po ta plotëosjmë edhe këtë dëshirë. Khehu tani në profesion”, ka deklaruar Sela.

Lexo Edhe:

Rezultatet e deritatshme tregojnë se në kampin shqiptar ka fituar Bujar Osmani i Frontit Evropian, i cili renditet i treti në garën e përgjithshme.