Sela: Më shqetëson që politikanët e VLEN po i duartrokasin deklaratave antishqiptare të Mickoskit - Gazeta Express
string(95) "sela-meshqeteson-qe-politikanet-e-vlen-po-i-duartrokasin-deklaratave-antishqiptare-te-mickoskit"

Sela: Më shqetëson që politikanët e VLEN po i duartrokasin deklaratave antishqiptare të Mickoskit

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 21:07

Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pressing” të T7, ku po flet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen.

Sela me partinë e tij është në koalicionin e Frontit Evropian bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.

Lexo Edhe:

Në kampin shqiptar kundërshtar e kanë koalicionin VLEN. Për politikanët e VLEN, Sela ka thënë se e shqetëson që po “i duartrokasin deklaratave antishqiptare të Hristian Mickovski”.

Ai ka thënë se në një formë apo tjetër Arben Taravari që ishte kandidat për president po flasin sikur “të jenë vegla të Mickoskit”.

“Mënyra e paraqitjes së VMRO-së aktualisht është një tentativë për ta orientuar votën shqiptare drejt VLEN-it, por edhe kthim favori ndaj Taravarit, sepse VMRO dhe VLEN luajtën në favor të njëri tjetrit. Kandidatura e z.Taravari nuk ka qenë kandidaturë e bekuar nga ASH-ja, sepse në atë kohë ai iku dhe e dyta u pa një sjellje e një individi që duhet të zbatoi urdhra. Kam parashikuar që ndarja ishte në funksion të dikujt, sjelljet flasin sikur Taravari është peng i Mickoskit”, deklaroi Sela.

“Largimi i Taravarit ishte i parecidentë, prandaj e kam cilësuar si ikje largimin e tij. Sjelljet e tij flasin në atë lloj drejtimi se është bërë peng i VMRO-së. Nuk mund të dali një udhëheqës partie në organin që drejton pa asnjë qëllimi të vetin, do të thotë merr urdhra dhe po anashkalon strukturat e veta politike”, ka thënë Sela.

“Qëllimi final i VMRO-së ka qenë që të shfrytëzojë periudhën dy javore mes zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare. Dhe ata kanë arritur që ta përdorin këtë por agjenda e tyre është e mbrapshtë”, ka theksuar Sela. /Gazeta Express