Analisti Dardan Sejdiu ka thënë se takimi i nesërm i Albin Kurtit me liderët e partive opozitare do të jetë vetëm për çështjen e presidentit konsensual.
Ai tha se as që bëhet fjalë se aty do të diskutohen parimet, pasi që sipas tij, projekteti qeverisës i Kurtit në këta gjashtë vjet ka treguar se nuk ka ambicie.
“Takimi nesër nuk ka me u kanë qysh doken parimet, edhe prej tyre qysh vjen programi, nuk është ky diskutim që Kurti i ka thirre këta njerëz në takim”, ka thënë Sejdiu në Rubikon të Klan Kosovës.
“Tema është shumë e thjeshtë. Domethanë, a jeni ju të interesum unë me jua dhanë juve nja dy-tri pozita qaty në Qeveri e ju me e votu dikan që është i pavarun për president. Qekaq është”.
“Pse a po doket që ka marre në këtë punë? A po doket që ka këtu najfar parimi a? Pse a po e shohim cila është ambicia e kësaj Qeverie këto gjashtë vjet?”
“Është projekt me ambicie zero. Është pushtet. Kaq. Me ambicie zero”.
“Domethanë duhet me i kuptu rrethanat. Presidenti është ose i PDK-së, ose i LDK-së. Kaq është kjo punë, për me pasë balancë edhe stabilitet. Tani ti në daq hin në Qeveri, e jepja nja dy ministra, tre ministra, ndaq grahi veç vet, në rregull është por ka balancë”.