Franca është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Marokun me rezultat 2:0 në ndeshjen çerekfinale.
“Gjelat” dominuan përballjen dhe konfirmuan edhe një herë statusin e tyre si një nga favoritët kryesorë për ta fituar trofeun.
Francezët patën mundësinë të kalonin në epërsi në minutën e 28-të, por Kylian Mbappe nuk arriti ta shndërronte në gol penalltinë e fituar, shkruan Gazeta Express.
Përkundër disa rasteve të mira të krijuara deri në fund të pjesës së parë, skuadrat shkuan në pushim me rrjeta të paprekura.
Megjithatë, sulmuesi i Real Madridit u përmirësua në pjesën e dytë. Në minutën e 60-të, Mbappe realizoi për 1:0 pas një asistimi të Doué, duke i dhënë epërsinë nënkampionëve të botës.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Ousmane Dembele vulosi fitoren me një gol të bukur për 2:0, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.
Me këtë fitore, Franca siguron një vend në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e duelit mes Spanjës dhe Belgjikës.