Tashmë ka filluar seanca konstituive e Kuvendit.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari, ftoi partitë për formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, shkruan Gazeta Express.
Aktualisht prezentë në seancë janë 119 deputetë, ndërsa për formimin e komisionit votuan 118, kurse 1 ka abstenuar.
Dehari ka njoftuar pushim 30 minuta.
Disa nga anëtarët e komisionit janë:
VV – Adnan Rrustemi.
PDK – Përparim Gruda.
LDK – Besian Mustafa.
Aleanca – Time Kadrijaj.