Seanca konstituive e Kuvendit të ri, të enjten e ardhshme në orën 15:00 - Gazeta Express
string(68) "seanca-konstituive-e-kuvendit-te-ri-te-enjten-e-ardhshme-ne-ora-1500"

Gazeta Express

18/12/2019 11:52

Seanca konstituive e Kuvendit të ri, të enjten e ardhshme në orën 15:00

Gazeta Express

18/12/2019 11:52

Kreu në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se janë dakorduar që mbledhja konstituive që mbahet më 26 dhjetor të fillojë në orën 15:00, raporton Gazeta Express

“Me datën 26 në ora 15:00 do të kemi seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës, ishte mbledhje procedurale, janë përcaktuar kornizat e mbajtjes së mbledhjes, besoj se shumë shpejtë me datën 26 do të kemi një legjislaturë të re përkatësisht një epokë të re të politikës në Kosovë me pozitë dhe opozitë, PDK do të jetë opozitë, shpresojmë që shumë shpejt do të kemi konstituimin edhe të organeve tjera që kanë shumë rëndësi”, thotë ai.

“PDK-ja do të jetë në opozitë, do të jemi konsistent në qëndrimet në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve”, deklaron Veseli. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement