Seanca e Kuvendit për vaksinat e thirrur nga PDK-ja mbahet të hënën - Gazeta Express
string(67) "seanca-e-kuvendit-per-vaksinat-e-thirrur-nga-pdk-ja-mbahet-te-henen"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 21:30

Seanca e Kuvendit për vaksinat e thirrur nga PDK-ja mbahet të hënën

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 21:30

Gazetare: Natyra Rushiti

Të hënën mbahet seanca për debatin parlamentar të kërkuar nga PDK në lidhje me sigurimin e vaksinave.

Lexo Edhe:

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur mesditën e së martës.

Shefat e grupeve parlamentare në këtë takim janë pajtuar që të hënën të mbahet seancë ku do diskutohet për sigurimin e vaksinave.

Debatin parlamentar për vaksina dhe situatën me pandeminë e ka kërkuar Partia Demokratike e Kosovës.

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Albelard Tahiri ka thënë që Qeveria Kurti nuk po shfaq interesim për sigurimin e vaksinave.

E në foltore pas mbledhjes së kryesisë ka dal edhe ushtruesja e detyrës së shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas saj, Qeveria Kurti shumë shpejt do të dal me një qëndrim përkitazi çështjes së dialogut me Serbinë.

PDK  vlerëson që në procesin e dialogut qeveria nuk duhet të bëj kompromise.

E Tahiri beson që SHBA-të nuk do kërkojnë diçka të tillë nga Kosova.

Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës që nga data e konstitutimit, 23 marsi ka mbajtur vetëm 5 seanca.

Prej tyre katër të jashtëzakonshme.