“Scudetto? Trofeu më i mirë do të ishte triumfi kundër koronavirusit” - Gazeta Express
string(66) "scudetto-trofeu-me-i-mire-do-te-ishte-triumfi-kunder-koronavirusit"

“Scudetto? Trofeu më i mirë do të ishte triumfi kundër koronavirusit”

Gazeta Express

30/03/2020 18:08

Candreva thotë se nuk është koha për të folur për Scudetto.

Anësori i Interit beson se tani për tani, titulli më i mirë do të ishte triumfi kundër koronavirusit, që ka infektuar afër 100 mijë persona në Itali dhe ka mbytur mbi 10 mijë.

Lexo Edhe:

UEFA është duke biseduar vazhdimisht me ligat për të përfunduar sezonin, dhe nuk përjashtohet mundësia që të luhet edhe në korrik.

“Do të ishte padyshim një eksperiencë e re (nëse do ta përfundonim edicionin në qershor ose korrik)”, tha Candreva.

“Mua nuk më duket fer të flasim tani për Scudetton. Në këtë moment, Scudetto e vërtetë për të gjithë, do të ishte triumfi kundër virusit”. /Gazeta Express/