SC Gjilani vazhdon me Shend Kelmendin - Gazeta Express
string(37) "sc-gjilani-vazhdon-me-shend-kelmendin"

SC Gjilani vazhdon me Shend Kelmendin

Futboll

Gazeta Express

22/06/2022 23:00

SC Gjilani ka lajmëruar me anë të një komunikate për shtyp në rrjetet sociale se do të vazhdojë bashkëpunimin edhe për dy vite me futbollistin Shend Kelmendi

Kelmendi është njëri prej sulmuesve më të mirë të skuadrës gjilanase dhe ka kontribuar shumë në fitoret e skuadrës sezoneve të fundit.

Lexo Edhe:

“Sport Club Gjilani dhe futbollisti Shend Kelmendi kanë gjetur akordin për të vijuar bashkëpunimin edhe për dy vite të radhës. Kelmendi, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga stafi teknik për vazhdimin e marrëveshjes”, thuhet në këtë deklaratë.

“Në edicionin e fundit Kelmendi ka realizuar shtatë gola dhe ka shërbyer në tre të tjerë, për të qenë vendimtar në shumë prej ndeshjeve kryesore të kampionatit. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë sukses Shendit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”. /GazetaExpres/