SBASHK-u ua publikon emrat 15 shkollave që bojkotuan grevën - Gazeta Express
string(60) "sbashk-ua-publikon-emrat-15-shkollave-qe-ua-bojkotuan-greven"

SBASHK-u ua publikon emrat 15 shkollave që bojkotuan grevën

Gazeta Express

13/12/2019 11:59

SBASHK-u, përmes një komunikate për media, ka njoftuar për ecurinë e grevës dyorëshe të mbajtur sot në nivel vendi, ndërkohë ua ka bërë publik emrat 15 shkollave që nuk kanë respektuar vendimin për të ndërprerë procesin arsimor

Kësaj thirrje të sindikalistëve të arsimit për grevë nuk i janë përgjigjur 15 shkolla në Kosovë.  

Lexo Edhe:

Shkollat që nuk kanë respektuar thirrjen e SBASHK-ut për grevë janë: Në Malishevë shkolla “Migjeni” Lubizhdë, shkolla “Petro Nini Laurasi” Llapçevë, në Kastriot (Obiliq) shkolla “Fazli Grajçevci” Hade, shkollat “Faik Konica”, “Hasan Prishtina”, Ismail Qemajli” dhe “Iliria” Prishtinë, shkolla “Sejdi Kryeziu” Rogoqicë dhe “Asllan Thaqi” Karaqevë të Kamenicës. Në Kaçanik shkolla “Emin Duraku”, në Gjilan “Nazim Hikmet” Dobërçan, në Deçan shkolla “Maxhun Çekaj” Irzniq, shkollat “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan ,”Drita” në Gelanc të komunës së Suharekës, që në përqindje i bie 1.35%.

Sipas SBASHK-ut, “në shumicën absolute, gjegjësisht në mbi 98% të institucioneve arsimore u mbajt greva dyorëshe Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore parauniversitare, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa  pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sos”.

“Bazuar nga raportet që vijnë në selinë e SBASHK-ut nga kryetarët e nivelit komunal sindikal shihet se shumica absolute e institucioneve arsimore kanë respektuar vendimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut për grevën paralajmëruese dyorëshe. Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh dhe atë: Nuk ishte në grevë edhe shkolla speciale në Mitrovicë, por përkrahë grevën. Për këtë institucion SBASHK-u ka mirëkuptim për arsye të natyrës së veçantë të punës atje. Këshilli Grevist qendror bashkë me Këshillat greviste komunale është në përcjellje të situatës dhe nëse  merren  informacione shtesë se edhe ndonjë institucion  arsimor kudo në Kosovë nuk ka respektuar vendimin e Këshillit Drejtues  do ta informojmë opinionin”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Express/