Saviola: “Lautaro është lojtar perfekt për Barcelonën” - Gazeta Express
string(51) "saviola-lautaro-eshte-lojtar-perfekt-per-barcelonen"

Saviola: “Lautaro është lojtar perfekt për Barcelonën”

Gazeta Express

06/04/2020 21:00

Saviola mendon se Lautaro është sulmuesi ideal për Barcelonën

Dikur Ronaldo, më pas Eto’o, që disa vite Luis Suarez – Barcelona ndër vite ka pasur sulmues vrasës në skuadër.

Lexo Edhe:

Katalunasit duan të vazhdojnë traditën dhe të kenë në skuadër një tjetër ‘killer’ që do të shkëlqente për më shumë se pesë sezone.

Këtë e ka bërë Luis Suarez që nga viti 2014, por aventurës së tij me katalunasit po i vjen fundi dhe tashmë kanë nisur kërkimet për një qendër sulmues.

Lautaro Martinez i Interit raportohet se është objektivi numër një për Barçën.

Sipas shumë legjendave, ai është i duhuri për të luajtur në krah me Lionel Messin, kështu mendon edhe Saviola.

Ju jeni argjentinas si Lautaro e njihni?
“Po! Lautaro është një nga më të mirët në ditët e sotme. Më pëlqen vërtet për mënyrën sesi e ndjen futbollin. Ai është një sulmues i ri që kërkon mirë hapësirat dhe e kupton dukshëm se cila është loja vrasëse”.

Do të bënte mirë te Barça?
“Do të përshtatej në mënyrë perfekte në Barça për cilësinë dhe filozofinë e saj të lojës. Herën e parë që e pashë, e dija që ishte futbollist për një klub të madh. Unë e shoh atë si të përsosur për pjesën e përparme të Barçës”.

Javier Saviola ka luajtur edhe për Barcelonën edhe për Real Madridin.

Ai e ka veshur katër sezone fanellën e katalunasve, ndërsa 2 sezone atë të Los Blancos.

Gjatë kohës kur ishte te Barça, ai u huazua dy sezone të Monaco dhe Sevilla, për t’u kthyer në Barcelonë – derisa më pas në vitin 2007 u shit te Reali ku qëndroi deri më 2009, në verën kur Real Madridi bleu Cristiano Ronaldon dhe shumë yje tjera, duke pastruar skuadrën. /Gazeta Express/