Sanchez mendon të japë dorëheqje për shkak se gruaja e tij është nën hetime, akuzon kundërshtarët për bullizim - Gazeta Express
string(109) "sanchez-mendon-te-jape-doreheqje-per-shkak-se-gruaja-e-tij-eshte-nen-hetime-akuzon-kundershtaret-per-bullizim"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 10:11

Sanchez mendon të japë dorëheqje për shkak se gruaja e tij është nën hetime, akuzon kundërshtarët për bullizim

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 10:11

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka ndaluar detyrat publike pasi një gjykatë spanjolle nisi hetimet nën dyshimet për korrupsion nga bashkëshortja e tij, Begoña Gómez.

Kryeministri socialist i Spanjës ka anuluar detyrat e tij publike për pjesën tjetër të javës dhe tha se po mendon të japë dorëheqjen, shkruan The Guardian, transmeton Express.

Lexo Edhe:

Ai ka fajësuar kundërshtarët e tij politikë dhe mediatikë për “ngacmim dhe bullizim”.

Pedro Sánchez, i cili ka udhëhequr Spanjën që nga viti 2018, tha se “serioziteti i sulmeve” që ai dhe gruaja e tij, Begoña Gómez, po përjetonin e kishin bërë atë të rivlerësonte pozicionin e tij, duke shtuar se ai do të zbulojë vendimin e tij të hënën.

Njoftimi i të mërkurës, i paraqitur në një letër të postuar nga Sánchez në X, erdhi disa orë pasi një gjykatë e Madridit hapi një hetim paraprak mbi çështjet e biznesit të Gómez pas një ankese të bërë nga Manos Limpias (Duart e Pastra), një grup, udhëheqësi i të cilit ka lidhje me ekstremin e djathtë.

Në letrën e tij, Sánchez tha se ankesa e Manos Limpias bazohej në “raportimet e supozuara” nga faqet e lajmeve, prirjet politike të të cilave ai i përshkroi si “të krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë”, duke shtuar: “Siç është e logjikshme, Begoña do të mbrojë nderin e saj dhe do të bashkëpunojë me sistemin e drejtësisë aq sa është e nevojshme për të zbardhur faktet që janë sa skandaloze në dukje aq edhe inekzistente”.

Sánchez akuzoi kundërshtarët e tij politikë – kryesisht Alberto Núñez Feijóo, liderin e partisë konservatore Popullore (PP) dhe Santiago Abascal, kreun e partisë së ekstremit të djathtë Vox – për “bashkëpunim me një galaktikë digjitale të ekstremit të djathtë dhe me Manos Limpias.

Kundërshtarët e tij, shtoi ai, kishin nisur një “operacion të pabazë ngacmimi nga toka, ajri dhe deti” në një përpjekje për të sjellë “kolapsin e tij personal dhe politik duke sulmuar gruan [e tij]”.

Megjithatë, kryeministri tha se zhvillimet e fundit e kanë detyruar atë të mendojë.

“Tani që kemi arritur në këtë pikë, pyetja që në mënyrë mjaft legjitime i bëj vetes është, ‘a ia vlen e gjitha?’ Sinqerisht nuk e di”.