"Tentim sulmi me veturë", Sami Lushtaku thotë se nesër do t'i bëjë padi Kurtit: Po vazhdon me shpifje - Gazeta Express
string(78) "sami-lushtaku-thote-se-neser-do-te-beje-padi-ndaj-kurtit-po-vazhdon-me-shpifje"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 22:59

“Tentim sulmi me veturë”, Sami Lushtaku thotë se nesër do t’i bëjë padi Kurtit: Po vazhdon me shpifje

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 22:59

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka paralajmëruar padi ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për deklaratën e Kurtit se Lushtaku synoi të aksidentohet me eskortën e tij.

Në një reagim në profilin e tij në FB, Lushtaku tha se për rastin në fjalë “ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente”.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike duke pretenduar rrejshëm për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar nga ana ime. Për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente.

Meqë po vazhdon me shpifje e sulme ndaj meje, nga nesër do të inicioj padi për këtë çështje.

Albin, pas 6 vitesh në pushtet, Kosovës nuk i le asnjë projekt madhor, por vetëm propagandë, përçarje dhe viktimizim politik.

Mjaft më!

Advertisement
Advertisement
Advertisement