Salah falënderon Mane: Ishte një udhëtim i mahnitshëm - Gazeta Express
string(52) "salah-falenderon-mane-ishte-nje-udhetim-i-mahnitshem"

Salah falënderon Mane: Ishte një udhëtim i mahnitshëm

Futboll

Gazeta Express

22/06/2022 21:19

Njëra prej dysheve më të rrezikshme të Premier Ligës nuk është më, por kjo nuk i ka ndaluar ata që të kenë përshëndetje të përzemërta me njëri-tjetrin

Mohamed Salah e ka nderuar largimin e Sadio Mane për në Bayern Munich, me sulmuesin e Liverpoolit që ka pasur fjalë të mirë për ish partnerin e tij në sulm.

Lexo Edhe:

Sulmuesi senegalez u largua nga Anfield për 41 milionë euro për t’ju bashkuar kampionëve të Bundesligës, duke përfunduar kështu qëndrimin gjashtë vjeçar të skuadra e Jurgen Klopp, Reds.

Gjatë kësaj kohe – sidomos në gjysmën e dekadës së dytë ai ishte partner me Salah në sulm – klubi fitoi çdo titull të mundshëm, kurse tani ylli i Egjiptit i ka uruar ish partnerit të tij në sulm të gjitha të mirat në të ardhmen e tij.

“Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm!”, shkroi Salah në kanalet e tij të rrjeteve sociale, duke ju adresuar kështu lidhjes së tij me Mane gjatë kohës së tij sa ishin bashkë në Merseyside.

“Faleminderit për të gjitha kohërat e mira dhe ju dëshiroj të gjithë të mirat në aventurën tuaj të re! Do të na mungosh”.

Krahas këtij dedikimi, sulmuesi ka postuar shumë foto të dyshes duke festuar së bashku, përfshirë edhe një foto të tyre në FA Cup – trofeu i fundit që kjo dyshe e fitoi me Liverpoolin. /GazetaExpress/