Nexhat Sahiti ka përfunduar garimin në garat e shenjëtarisë sportive në Lojërat Evropiane Krakow2023.
Me 568 pikë, shenjëtari ynë doli i 31-ti, në disiplinën 10 metra pistoletë ajrore, duke mos arritur të kualifikohet në finale.
Sahiti kishte disa momente të mira, sidomos në serinë e katërt ku qëlloi 9 dhjetëshe nga 10 sosh, por që nuk pati ecuri të tillë edhe në seritë tjera.