Sachpizza ka lansuar gamën e re të pinsave tradicionale italiane në Kosovë - Pinsa Romana - Gazeta Express
string(87) "sachpizza-ka-lansuar-gamen-e-re-te-pinsave-tradicionale-italiane-ne-kosove-pinsa-romana"

Sachpizza ka lansuar gamën e re të pinsave tradicionale italiane në Kosovë – Pinsa Romana

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 14:59

Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e ushqimit në Kosovë nga viti 2009, është gati të sjellë një përvojë të re për shijen e klientëve të saj. Për herë të parë në Kosovë, ata do të ofrojnë një produkt të shumë kërkuar globalisht – Pinsa Romana. Pinsa Romana, një specialitet i origjinës italiane, ka fituar një reputacion të jashtëzakonshëm për shijen e saj unike. Pinsa Romana është lloj pice që ka origjinën në Romë, Itali. Ajo karakterizohet nga forma e saj ovale dhe brumi i saj i veçantë, i cili përfshin një përzierje të grurit, orizit, dhe miellit të sojës, së bashku me një periudhë të gjatë fermentimi – zakonisht 48 deri në 72 orë. Ky proces i fermentimit ndër të tjera e bën brumin më të lehtë për tretje – kjo është arsyeja pse është në trend në të gjithë botën.

Sachpizza ka sjellë katër shije të mrekullueshme të Pinsës që përfshijnë:

Lexo Edhe:

Pinsa Romana: Shije klasike me mozzarella, domate cherry dhe bazilik, që përfaqëson thjeshtësinë dhe shijen e pasur të kuzhinës italiane.

Pinsa me kërpudha truffle: Një kombinim i shijshëm që sjell shijen e mrekullueshme të Truffle dhe freskinë e kërpudhave.

Pinsa Bianca me pule: Një zgjedhje e lehtë dhe e shëndetshme me pulë për ata që kërkojnë diçka ndryshe nga e zakonshmja.

Pinsa me dardhë dhe gorgonzola: Një miks i guximshëm dhe i shijshëm i ëmbëlsisë së dardhës me shijen e butë të djathit gorgonzola.

Sachpizza gjithashtu ka filluar bashkëpunimin me njërën nga kompanitë më prestigjioze në botë për prodhimin e djathit në Belgjikë, dhe tashmë të gjitha pizzat dhe pinsat do të shërbehen me mozzarella 100% dhe jo përzierje të ndryshme djathi, siç ndodh rëndom në treg. Ky hap garanton cilësinë më të lartë të produkteve të tyre dhe përmirëson ndjeshëm shijen dhe cilësinë e përgjithshme të ushqimit që ofrojnë.

Me këtë hap të ri, Sachpizza rrit gamën e produkteve që ofron në treg, duke e bërë atë një destinacion ende më tërheqës për dashamirësit e ushqimit të shpejtë dhe cilësor. Pinsa Romana është në dispozicion në të gjitha pikat e tyre të shitjes, duke filluar nga data 22 Mars.

Siç e dini tashmë, Sachpizza mund ta gjeni në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Për të mësuar më shumë dhe për të provuar këtë shije, vizitoni Sachpizza-në sot!

Për më shumë informata, ndiqni Sachpizza në rrjetet sociale: @sachpizza (instagram), @sachpizzaofficial (tiktok), Sachpizza (facebook)