Sabit Geci merr ftesë nga Gjykata Speciale - Gazeta Express
string(42) "sabit-geci-merr-ftese-nga-gjykata-speciale"

Sabit Geci merr ftesë nga Gjykata Speciale

Gazeta Express

18/12/2019 16:43

Ish komandanti i UÇK-së, ka konfirmuar për T7 ftesën e ardhur nga Specialja.

Ish komandanti i UÇK-së, në një bisedë për Televizionin ka thënë se nuk e di në çfarë cilësie është ftuar, pasi nuk e ka parë ende ftesën.

Lexo Edhe:

Në shtëpinë e tij në Prishtinë kanë qenë dy hetues; njëri austriak dhe tjetri italian për t’ia dorëzuar ftesën, mirëpo meqë Geci nuk ka qenë aty, ata janë kthyer pa e lënë ftesën.

Geci ka thënë se më pas ka i ka telefonuar dy hetuesit dhe u ka treguar se ndodhet në spital për shkak të gjendjes së tij shumë të rënduar. Më pas janë pajtuar që ftesa t’i sjellët në një kohë kur ish eprori i UÇK-së kthehet nga spitali.

Geci njihet si një ndër komandantët e parë të UÇK-së dhe më të zotë të luftës për liri. Në bisedën për T7 Sabit Geci nga Llausha e Skenderajt, ka thënë se nuk e ka problem ftesën dhe në çfarëdo cilësie që ajo vjen është i gatshëm t’i përgjigjet. Ndryshe, gjendja shëndetësore e ish eprorit të UCK-së vazhdon të jetë e rëndë për shkak të plagëve që i ka marrë në luftë dhe që ende s’ka arritur t’i trajtojë siç duhet.