Sa milionë do t'i marrë sivjet fituesi i Australian Open? - Gazeta Express
string(55) "sa-milione-do-ti-marre-sivjet-fituesi-i-australian-open"

Sa milionë do t’i marrë sivjet fituesi i Australian Open?

Sporte tjera

Gazeta Express

17/01/2022 16:21

Sot ka nisur GrandSlami i parë i vitit, Australian Open, me tenistët më të mirë që do të garojnë për çmimin e madh.

Përfitimet për fituesit në çdo kategori janë rritur, pasi koronavirusi ndikoi në turneun e vitit të kaluar, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Totali i fitimeve do të jetë 75 milionë dollarë në këtë vit, duke patur një rritje prej 4.5 % nga viti i kaluar.

Fituesi i Australian Open do të fitojë 4.4 milionë euro, pasuar nga finalisti me 2.2 milionë sosh.

Lista e plotë:

Ndërkohë, vitin e kaluar fituesi mori vetëm 2.75 milionë dollarë, shifra më e vogël që nga viti 2014.

Ka një rritje edhe për garën në çifte po ashtu. Fituesit do të marrin 200 mijë dollarë më shumë se vitin e kaluar, por ata që eliminohen në raundet fillestare do të fitojnë më pak se viti pararak.

Ndërsa, kjo është ndarja e parave për çiftet në vitin 2021.

Të gjitha shumat janë në dollarë australianë.

/Gazeta Express/